Dy shqiptarë janë arrestuar nga Policia italiane pasi u kapën me doza kokaine dhe një armë të Luftës së Parë Botërore.
Policia e Ulignanos arrestoi të riun 22 vjeç me banim në Castelfiorentino dhe një 33 vjeçar me banim në Certaldo pas një postoblloku të ngritur në këtë qytet pasi beri ndalimin e makinës tip Golf.
Pas kontrollit nga Forcat e Rendit, 33-vjeçarit iu gjet në xhep një dozë kokaine gjë që bëri shoqërimin e dy të rinjve në komisariat.
Policia gjeti në pjesën e pasme të makinës një pistoletë gjermane të Luftës së Parë Botërore.
Arma e gjetur ishte një Mauzer gjysëmautomatik vdekjeprurës model 1910 me kalibër 6.35 dhe numër serie të përpunuar, me tre fishekë të futur në karikator. Pasi i ishte emiminuar numri serial, ajo ishte kromuar dhe ishte sjellë në gjendje të përsosur, plotësisht funksionale, e gatshme për të hapur zjarr.
Sipas mediave italiane dy të rinjtë kishin precedent të mëparshëm penalë ndërkohë që po vijojnë hetimet se ku e gjeten armën dhe se ku po e çonin.