Të ndotura, pa ujë, pa dyer e pa lavamanë dhe mbi të gjitha të rrezikshme për shëndetin e të rinjve.
Kjo është panorama e tualeteve të shkollave në qarkun e Kukësit, një denoncim që vjen nga Qendra për Progres Rinor, Kukës, e cila ne bashkëpunim me grupet rinore lokale ka nisur një fushatë për identifikimin e nevojave prioritare bazike për të rinjtë.
Pas takimeve të para, mes problemeve te tjera, telashi më i madh rezultojnë WC-të/tualetet e shkollave të cilat janë në gjendje skandaloze, pa ujë, pa dyer, pa lavamane, me lagështirë e të ndotura sa nuk mund të përdoren dhe janë të rrezikshme për higjienën e nxënësve ne shkolle.
“Kjo fushate denoncuese do te vazhdoje derisa te kemi nje panorame te gjitha shkollave dhe kur te ulemi me pushtetaret qe te ndryshojme situatën”, thonë përfaqësues të kësaj qendre.
Ndërsa kamera e Fax News udhëtoi drejt shkolles se mesme te njesise administrative Bicaj per te pare gjendjen e higjenes ne kete shkolle, konstatimi ishte i frikshëm.
Shkolla e mesme ‘Bajram Abdiu’ ne Bicaj ka rreth 350 nxenes te cilet perballen cdo dite me nje higjene skandaloze dhe ku mungojnë bazat minimale të një tualeti për nxënësit e shkollës .
Dhe ata duket se të rinjtë e këtij qarku kanë gjetur një zgjidhje, rikosntruksionin e shkollave të komunitetit që përfaqësojnë nga të gjithë kandidatët që do të garojnë për zgjedhjet vendore të qershorit të këtij viti. Kjo fushatë sipas tyre do të vijojë deri në fund të qershorit.