Sekuestrohet sasi rekod kokaine në një port të Ukrainës. Plot 19.5 ton kokainë e cila vinte nga Kolumbia është gjetur në portin e Odesës brenda disa kontejnerëve të cilët vinin nga Kolumbia. Kokaina është fshehur brenda disa kantave plastike (kova) me ngjyrë, shkruajnë mediat vendase.
Plani i trafikantëve të drogës ka qenë i lehtë, të importojnë kokainë të përzier me llak dhe ngjyrë në adresë të një firme ukrainase, e pastaj ta izolojnë në laborator, deklaroi Shërbimi shtetëror fiskal ukrainas. Sipas rezultateve nga hetimi paraprak, pjesët prej rreth 30 kilogramë kanë përmbajtje deri në tre kilogramë kokainë.
Sasia e përgjithshme e drogës së sekuestruar përfundimisht do të vërtetohet pasi do të kontrollohet gjithë ngarkesa. Megjithatë, tashmë mund të themi se bëhet fjalë për sekuestrim rekord, theksohet në deklaratën e Shërbimit fiskal.