Deputeti Lefter Maliqi i cili pranoi së fundmi mandatin e deputetit nga listat e PD-së i ka bërë thirrje ministrit Lleshaj të lirojë Sait Dollapin sa nuk është vonë.
“I bëj thirrje ministrit Lleshi, si deputet, si ish drejtues i lart i policise ne disa komisariate si ish Pedagog i Akademisë së Rendit, si anëtar i komisionit të sigurisë kombëtare, ta lirojë sa s’është vonë Sait Dollapin, pasi eshte ndalim e arrestim i paligjshëm, dhuna e ushtruar eshtë arbitrare, kjo s’ështe policia që duam. S’ka asnjë element të vepres penale per shoqerimin dhe ndalimin e z.Dollapi.”, shkruan në postimin e tij në fb Lefter Maliqi.
Postimi i plotë:
I bëjë thirrje ministrit Lleshi ,si deputet,si ish drejtues i lart i policise ne disa komisariate si ish Pedagog i Akademis Rendit,si antar i komisionit te sigurise kombtare,ta liroj sa sështe vonë Sait Dollapin,pasi eshte ndalim e arrestim i paligjshëm,dhuna e ushtruar eshtë arbitrare,kjo sështe policia që duam.Ska asnjë element të vepres penale per shoqerimin dhe ndalimin e z.Dollapi.Keqardhje për situatën e krijuar që nese nuk ulen tensionet politike atëher perplasja me policin dhe institucionet do jetë drastike dhe e pashmangshme.Koha për reflektim dhe marrëveshje në interes të vendit dhe qetësisë publike.