Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugorë Kavajë –Rrogozhinë ku një makinë ka marrë përpara disa këmbësorë.
E aksidentuar është një nënë dhe 2 vajzat e saj, të cilat në momentin e përplasjes ishin duke ecuar në trotuar.
Njëra prej vajzave është në gjendje të rëndë, ndërsa bëhet me dije se nëna ka ndërruar jetë.
Jetë ka ndërruar dhe pasagjeri i cili ndodhej brenda në automjet.
Nga informacionet paraprake i riu i cili përplasi nënën dhe 2 vajzat e kishte marrë mjetin me qera.
Ndërkohë, që grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po zbardh shkaqet e plota të aksidentit, bëhet me dije se drejtuesi i mjetit është në gjendje të rënë në Spitalin e Durrësit nën mbikqyrjen e forcave të policisë.