Këngëtari i njohur Robert Berisha ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin e mëngjesit “Gjesi” ku ka zbuluar shumë të pathëna për vetën dhe jetën e tij private.
Siç dihet prej një viti në media është përfolur gjatë lidhur me sherrin mes tij dhe kunatës Tuna.
Dhe këngëtari i njohur Robert Berisha nuk i ndal sërish sulmet ndaj kunatës së tij.
Në emision Roberti është pyetur se nëse është penduar për deklaratat që ka bërë ndaj gruas së vëllait të tij, Patrisit.
“Ndoshta nuk duhet të isha marr me atë temë por atë që e them, nuk e tërheq. Mos më ngacmo për disa gjëra që s’kam qejf të më ngacmojnë se unë flas pastaj. Mos më prek në tela se në të gjitha televizionet e Shqipërisë dhe Kosovës ku flitet shqip dal e fytyrën ta marrë,” është shprehur Roberti.