Mëngjesin e sotëm në Veri të Mitrovicës, qytetarët janë zgjuar nën sirenat e alarmit emergjent.
Shkak i saj rezulton një operacioni i Policisë së Kosovës ndaj personave që dyshohet se merren me kontrabandë në Zubin Potok dhe në pjesët e tjera të Veriut.
Policia e Kosovës sot ndërmori një aksion të gjerë në vend kundër kontrabandës e krimit të organizuar duke arrestuar dhjetëra zyrtarë, përfshirë edhe policë në veri të vendit.
Policët e arrestuar në aksionet e sotme policore në vend janë dërguar në paraburgim dhe mësohet se u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ndërkohë lidhur me aksionin e policisë kosovare ka reaguar edhe ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, duke thënë se arrestimi i disa serbëve në veri të Kosovës është një provokim që po e bënë Kosova.
Zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zakharova, ka thënë se këto veprime të palës kosovare po vijnë se pasojë e mos reagimit të BE-se dhe SHBA-së (lexo ketu).
Lidhur me këtë operacion policor, më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes:
https://www.facebook.com/KronikaeZeze24/videos/365860020948447/?v=365860020948447
https://www.facebook.com/KronikaeZeze24/videos/370045510524153/?v=370045510524153
https://www.facebook.com/KronikaeZeze24/videos/317756782480030/?v=317756782480030
(F.GJ/FAXWEB.AL)