Vijojnë tensionet në protestën e opozitës, ndërsa policia pas thirrjeve ndaj protestuesve për distancim nga dhuna ka filluar edhe me shoqërimet e tyre.
Punonjësit e policisë të veshur me veshje civile kanë filluar shoqërimet e tyre pranë “Urës së Tabakëve”, ndërsa protestues të friksuar janë futur për strehim edhe në ambjentet e “Xhamisë së Namazgjasë”.
Nuk dihet ende numri i saktë i të shoqëruarve nga policia, mirëpo sipas burimeve bëhet me dije se një prej të shoqëruarve është edhe aktivisti i shquar i shoqërisë civile Gentian Mark Gjonaj.
Gjonaj është i njohur ndryshe edhe si zëri i protestave të opozitës, ku përmes thirrjeve nxitëse mban ndezur turmën.(Lexo këtu)