Xhensila Pere mbetet një nga vajzat më simpatike të ekranit, por edhe ndër të më të komentuarat që nga pjesëmarrja në “Big Brother”. Jeta e saj private ka qenë në qendër të vëmendjes dhe shpesh është përfolur për lidhje.
Mirëpo në një intervistë të fundit për “Panorama plus”, Xhensila ka treguar se është beqare dhe po e shijon jetën kështu.
Ish-banorja madje ka treguar se dëshiron të sjellë në jetë një fëmijë edhe nëse në jetë nuk vjen ‘i duhuri’.
“Prej shumë kohësh jam single, zgjedhje e imja. Kam filluar të mësohem dhe të më pëlqejë të jem vetëm, duke bërë gjërat e mia pa u penguar nga askush. Madje, nëse nuk vjen ‘i duhuri’, mund të jem edhe një nënë single”, është shprehur Xhensila.