Kreu i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar në mbylljen e protestës së shtatë kombëtare, se koha e fjalëve po mbaron. Basha la të kuptonte se në rast se nuk do të ketë një reflektim nga ana e qeverisë, protesta e ardhshme do të jetë e dhunshme.
“Në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani, vetëm ju. E gjithë bota e di se kjo është një qeveri e krimit”, u shpreh Basha nga selia blu.
“Gjatë protestës bëmë gjithçka që asnjë polic, nuk e kam fjalën për horrat që hedhin gaz e qëllojnë, por për ata motra e vëllezër. Pavarësisht thirrjes sonë, janë plagosur disa protestues me plagë në kokë e në këmbë. I them Ramës se do të përgjigjesh para ligjit, asgjë nuk do të fshihet”, u shpreh me tej kryedemokrati.
“Po i them sot Rames dhe Lleshajt se do mbani përgjegjesi para ligjit, asgjë nuk harrohet dhe fshihet, përpjekja juaj tinzare per t’i faturuar dhune protestes, do te marre përgjigje”, tha kreu i PD-së duke iu referuar lëndimeve në këtë protestë të qytetarëve.
Kujtojmë se protesta e sotme zgjati për rreth tre orë dhe tensionet më të mëdha u shënuan përpara godinës së Kuvendit, ndërsa situata te kryeministria ishte më e qetë.
Nga protesta mbetën të lënduar 5 punonjës të policisë dhe një qytetar, për të cilin PD pretendoi se u qëllua me plumb, por kjo mohohet nga spitali i Traumës dhe Ministria e Shëndetësisë.