Këngëtarja, Flaka Krelani, ka qenë e ftuar në program televiziv ku ka rrëfyer diçka më shumë për projektet e reja dhe jetën private.
Këngëtarja ka folur dhe për klikimet dhe ka treguar se nuk ka bërë kurrë kompromise në karrierën e saj dhe preferon që fansat dhe dëgjuesit t’i ketë gjithmonë real.
“Edhe nëse veç 10 vetave ju pëlqej unë jam e lumtur sepse e di që ata 10 janë real. Unë tani në kredi nuk mundem të hyj për të blerë klikime”- është shprehur Flaka.
Këngëtarja e ka thënë këtë gjë duke na lënë për të nënkuptuar kështu që të shumtë janë artistët që i blejnë klikimet në ditët e sotme.