Gazeta gjermane Bild publikoi ditën e sotme disa përgjime për shit-blerjen e votave në Durrës, kur përfshihet dhe kryebashkiaku Vangjush Dako.
Gazetari Trashgim Sokolaj dhe Poli Hoxha kanë treguar detaje të reja nga ‘Dosja 339’, ku sipas tyre përfshihen dhe ish-ministra që janë takuar direkt me anëtarët e grupeve kriminale.
Hoxha thotë se nga video-përgjimi janë fshirë shumë emra, kryesisht deputetë dhe ish-ministra të rëndësishëm të qeverisë që bisedonin hapur me këta kriminelë.
‘Në zbardhje janë fshirë shumë emra. Janë hequr shumë emra ministra e deuputetësh që flisnin hapur me këta persona në fushatë’, tha Poli Hoxha në emisionin “Arena” në Ora News,.
Më tej, këtë deklaratë të Hoxhës e përforcoi gazetari tjetër Sokolaj, i cili tha se në përgjime janë dy ish-ministra, madje njëri prej tyre i ka thënë anëtarit të njërit prej grupeve kriminale se po shkonte vet ti jepte një qese me para.
Sokolaj: Janë dy ish-ministra
Njëri madje i thotë vet do vi të të sjell një qese me para
Hila: Është kapur ajo qese?
Sokolaj: Kjo është një gjë e keqe në fakt sepse po bëhet gjueti shtrigash ndaj prokurorëve. Vet policia gjyqësore duhet të shkonte atje ku shkonte qesja me para dhe të kapnin personat përgjegjës