Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një fotoje që ka postuar në rrjetet sociale shkruan se kryeministri Rama tashmë nuk i hap në telefonin Vangjush Dakos.
‘’Dikur sodisnin detin si cift i dashuruar sot Rama nuk ia hap me telefonin Gjushit!”, shkruan Berisha teksa poston një foto të vjetër të Ramës dhe Dakos buzë Adriatikut. Vetë numri 1 i qeverisë nuk ka dhënë asnjë reagim në audiopërgjimet e publikuara nga Bild, ndërsa sot në mbrëmje do të shfaqet në emisionin e gazetarit të tij të preferuar Sokol Balla. Ndërkohë që Berisha ka reaguar dhe më herët për përgjimet e Bild, të cilat i quan një goditje drejt e në zemër për Edi Ramën.
Te dashur miq, i goditur tashme ne zemer per vdekje nga publikimet e Bild, te cilat rrezojne perfundimisht narkozgjedhjet e qershorit 2017 dhe narkoparlamentin e dale prej tyre, Edvin Kristaq Avdyli apo Lala ne panik te plote dhe ne nje akt te pashembullt ne tere historine e pluralizmit urdheroi dje censuren ne mediat e vendit te publikimeve te gazetes gjermane ne Shqiperi.
Ky urdher antikushtetues i kryekreut te meduzes, skizoidit, monstres se pluralizmit Edvin Kristaq Ndoka apo Brajeviçi, eshte nje akt akuze tjeter po kaq e rende sa dhe vete publikimet qe nxori para shqiptareve dhe botes fytyren e shemtuar krimiminale te tij dhe narkoshtetit qe ky ngriti ne Shqiperi.
Kjo sepse ky urdher deshmon se kreu i narkoshtetit Edvin Kristaq Dajti apo Shullazi, per te mbrojtur krimet e tij monstruoze elektorale te ndalimit, blerjes, dhunimit te vullnetit te qytetareve te shprehur me voten e tyre, vendos ne gijotine fjalen e lire duke merituar tashme, jo vetem per shkak te Kristaq Xhelatit, te quhet monster e pluralizmit politik dhe te medimit pra te thirret Edvin Kristaq Xhelati.
Miq, publikimet e Bild dhe akti i djeshem i Edvin Kristaq Droga provuan para çdo shqiptari dhe qytetari te lire ne bote apo miku te Shqiperise drejtesine e vendimeve dhe misionit te opozites shqiptare per permbysjen me çdo kusht dhe me çdo çmim te monstres se pluralizmit, kreut te narkoshtetit dhe regjimin e tij te kakistokracise! sb
(E.K/Faxweb.al)