Grupi i Emiliano Shullazit ka paraqiturn një ankesë në ONM dhe KPK për gjyqtaren Saida Dollani, ndërkohë që për ankimimin ky grup i është drejtohet edhe KLGJ-së.
Ata argumentojnë se, Dollani ka kryer shkelje ligjore ndaj kërkesa të tyre dhe kanë kërkuar të kryen veprimet ligjore për shkeljet.
Ankuesit janë:
KERKUES : Emiljano Shullazi, aktualisht i paraburgosur ne IEVP Jordan Misja (Burgu 313) Tirane.
Gilmando Dani, aktualisht i paraburgosur ne IEVP Jordan Misja (Burgu 313) Tirane.
Endrit Zela, aktualisht i paraburgosur ne IEVP Jordan Misja (Burgu 313) Tirane.
Blerim Shullazi, aktualisht i paraburgosur ne IEVP Jordan Misja (Burgu 313) Tirane.
Përmes kësaj ankese prej 10 faqesh, drejtuar ONM dhe KPK, ata kanë argumentuar se kanë humbur besimit tek Dollani se mund të tregohet e paanshme në gjykimin e tyre.
Sipas tyre, gjyqtarja ka shfrytëzuar autoritetin e saj si kryetare e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, ka shkelur ligjet për procedurat e krijimit të trupës gjykuese, si edhe ka ushtruar presion mbi gjyqtarët që shqyrtojnë kërkesat e saj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)