Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me kontrollet rigoroze në Operatorët e Biznesit Ushqimor për të garantuar përmbushjen e kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore, mbrojtjen e konkurencës së ndershme dhe interesave të konsumatorëve.
- Kontrolli i ushtruar nga DRAKU Tiranë nё subjektin “Sami Cerri” evidentoi se subjekti ushtronte aktivitetin “Prodhim dhe tregtim tё produkteve tё pastiçerisë” në mungesë të licencës përkatëse dhe rregjistrit të shitjeve. Gjithashtu, u konstatuan 225 kg produkte me etiketa tё panotifikuara dhe qё nuk pёrmbushin kёrkesat ligjore (suxhuk me arra, llokume).
Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit u morën masat administrative:
“Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse;
“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë;
“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin;
“Bllokim i produkti” me destinacion asgjësimin e sasisë prej 225 kg produkte ushqimore;
“Ndërprerje e aktivitetit”.
- Kontrolli i ushtruar nga DRAKU Fier në subjektin “Lindita Gjini” me aktivitet “Market” në qytetin e Lushnjës evidentoi tregtim të mallrave me afat përdorimi të kaluar (amareta, djath, kroasan, kek, çajra, çokollata, pije energjike, vafer etj).
Për shkeljet e kontatuara ndaj subjektit u morën masat administrative:
“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për tregtim të mallrave të cilëve u ka kaluar afati i përdorimit;
“Bllokim i produktit” me afat përdorimi të kaluar me destinacion asgjësimin.
- Kontrollet e kryera nga DRAKU Korçë në subjektet “Petraq Zhidro” dhe “Lico A+B” me aktivitet “Përpunim qumështi”, si dhe analizat laboratorike të mostrave përkatëse (djath i bardhë dhe djath kaçkavall), evidentuan mospërmbushje të kërkesave ligjore për treguesit e sigurisë së ushqimit.
Për shkeljet e konstatuara ndaj secilit prej subjekteve u morën masat administrative:
“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për ushqim të pasigurt;
“Bllokim i produktit” në sasinë prej 500kg djath i papërshtatshëm për konsum për asgjësim.
- Kontrolli i ushtruar nga DRAKU Korçë në subjektin “Florent Dikellari” me aktivitet “Njësi tregtimi” evidentoi kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare.
Për këtë shkelje AKU mori masat administrative:
“Gjobë” në vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare;
“Ndërprerja e aktivitetit” deri në plotësimin e këtyre kushteve.
- Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër, në kuadër të masave administrative të marra gjatë kontrolleve të kryera, ka bërë asgjësimin e rreth 48.7 ton produkti “farë misri” e papërshtatshme për mbjellje. Procesi i asgjësimit u krye me pjesëmarrjen e inspektorëve të AKU, Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Drejtorisë të Tatimeve.