Kru i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar raportin paraprak të prezantuar nga përfaqësuesit e OSBE/ODHIR-it lidhur me zgjedhjet e 30 Qershorit.
Sipas kreut të opozitës, raporti rrëzoi votimet e 30 Qershorit dhe argumenton se u tregua shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike në vend.
“Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura. Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi”, shkruan Basha.
Reagimi i Bashës:
Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura.
Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi.
Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja.
(F.GJ/FAXWEB.AL)