Petrit Lekaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e të bijës në Adelaide të Australisë, pranoi fajin për krimin e rëndë.
49-vjeçari shqiptar doli përpara gjykatës përmes një lidhje video nga spitali psikiatrik ku mbahet i shtruar. E bija, Sabrina Lekaj, 20 vjeç, u gjet e vdekur në një makinë rreth 250 metra larg nga shtëpia e familjes në Kidman Park.
Policia po kërkonte përvajzën, kur i gjeti të dy. Petriti kishte plagë të rënda në bark. Mamaja e viktimës dhe bashkëshortja e Petritit, Romina, tha për mediat vendase se krimi kishte ardhur si një rrufe në qiell të hapur.
Ajo tha se i shoqi nuk kishte treguar kurrë shenja dhunë përpara se të vriste të bijën.
“Ai nuk është treguar kurrë i dhunshëm me mua apo me ndonjë person tjetër të familjes”.
Ajo tha gjithashtu se ishte akoma konfuze për arsyet e krimit pasi sipas saj, ditën e vrasjes, e bija kishte dalë me babanë për një shëtitje, por nuk u kthye kurrë.
“Është shumë më e lehtë nëse e di se dikush ka qenë personi i keq dhe një tjetër është viktima, pasi e di se për kë duhet të qash. Por në të vërtetë kur nuk e di historinë, ndjen për të dy,” tha ajo.
“Ndjej natyrisht që vajza ime është vajza ime dhe dhimbja nuk do të largohet kurrë. Është sikur duhet të mësoj te jetoj me këtë, por tani i kemi humbur të dy”. Lekaj pritet të dalë sërish në gjykatë në nëntor.
Në funeral, mamaja Romina Lekaj tha se kishte qenë një privilegj që e kishte Sabrinën vajzë.
“Shpresoj që të gjithë të kujtojmë kohët e mira që kemi kaluar me Sabrinën. Sot është shansi për të dhënë lamtumirë, por nuk do ketë kurrë një lamtumirë- derisa të takohemi sërish e dashur. Do të të mbajmë gjithmonë në zemër”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Kidman Park, në Adelaide të Australisë, aty ku jetonte familja shqiptare. Një orë përpara se të gjendeshin në automjetin luksoz të 20-vjeçares, nëna e saj kishte ngritur alarmin tek policia, e shqetësuar sepse nuk po i gjente.
Sipas policisë, ai dyshohet se pasi vrau të bijën, tentoi të vriste veten duke u vetëgoditur me thikë në bark. Babai i dy fëmijëve u njoh me akuzën nga spitali, ku qëndron nën kujdesin mjekësor dhe në ruajtje nga policia.
Natën e ngjarjes së rëndë, Sabrina kishte dalë të festonte përfundimin e një periudhe intensive provimesh. 20-vjeçarja ishte studente mjekësie. Ajo ishte pranuar në Universitetin e Australisë Jugore, pasi kishte dalë shkëlqyeshëm në provime. Sabrina ishte gjithashtu pianiste mjaft e talentuar
Miku i saj, Jana Fandi, e kujton atë si një pianiste e talentuar. Ajo po studionte imazhe mjekësore në Universitetin e Australisë Jugore. Sabrina Lekaj u gjet pranë babait të saj të plagosur rëndë në një rrugë me emrin Adelaide.
Vajza njihej nga shoqet si një studente shumë e talentuar për imazheri mjekësore dhe tepër ambicioze, me nota maksimale. Veç kësaj, ishte dhe një pianiste shumë e zonja.
(F.GJ/FAXWEB.AL)