Policia e Tiranës ka njoftuar zbardhjen e ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin rreth mesditës së sotme ku një person, deri më tani i paidentifuikuar u qëllua me plumb në kokë duke i shkaktuar pasoja të rënda pasi është duke luftuar në spityalin Ushtarak me vdekjen.
Sipas burimeve të Faxweb.al i plagosuri është Indrit Çelaj, për të cilin Policia thotë se është i moshës 26-vjeç, ndërsa autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi me inicialet L.V., I shpallur tashmë në kërkim.
Sipas Policisë, rreth orës 11.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një vilë trekatëshe. Çelaj ishte duke kryer punime për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K., nga ku dyshohet se pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V, ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.
Burime tregojnë për Faxweb.al se Indrit Çelaj është nga fshati Ngraçan i Mallakastrës, i cili prej disa vitesh jetonte dhe punonte në Tiranë me montimin e kondicionerëve..
Njoftimi i Policisë:
Zbardhet ngjarja e plagosjes me armë zjarri në kokë e shtetasit I.,Ç, 26 vjeç, lindur në Mallakastër e banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Ushtarak ka shkuar një person, i cili ishte plagosur me armë zjarri, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit L.V, banues në Tiranë.
Rreth orës 11.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një vilë trekatëshe, shtetasi I.Ç ishte duke kryer punime për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi I.Ç, pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V, ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V.
(F.GJ/FAXWEB.AL)