Gjatë stinës së Verës, si pasojë edhe e temperaturave të larta që shoqërojnë këto muaj, vihet re një
shtim i numrit të rasteve të fëmijëve që kanë nevojë për asistencë të specializuar mjekësore. Episodet
më të shpeshta që dominojnë janë ato të virozave, dehidrimit (si pasojë e ekspozimit të fëmijëve për
një kohë të gjatë në diell), gastroenteritet (diarre & të vjella), otitet, etj.
Departamenti i Pediatrisë Hygeia ka në përbërje të tij mjekë pediatër të specialiteteve të ndryshme të
cilët janë në dispozicion të pacientëve të vegjël 24 orë/24 duke ofruar asistencë mjekësore cilësore
për çdo patologji dhe urgjencë pediatrike. Në dispozicion të këtij Departamenti janë edhe 8 dhoma
shtrimi super komode dhe moderne, ku ofrohet shërbim mjekësor & infermieror i specializuar 24
orë në ditë, duke asistuar me profesionalizëm dhe përkushtim të gjithë rastet që kanë nevojë për
hospitalizim (shtrim në spital), nga ato rutinë (ditore) deri te ato më të komplikuarat.
Për të qenë më pranë këtyre rasteve, pra për të dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore në rastet e
urgjencave mjekësore për moshat pediatrike si dhe për të lehtësuar aksesin për të gjithë prindërit që
përballen më të tilla problematika, Spitali Hygeia ofron Paketën e Urgjencës Pediatrike me çmimin
ofertë prej 5,000 lekë, ku përfshihen ekzaminimet:
Konsulta me mjekun Pediatër
Gjak Komplet
Urinë Komplet
PCR
Terapi për Urgjencë pediatrike
Rezervoni takimin tuaj në numrin e sekretarisë: 04 23 90 000
Për të parandaluar përhapjen e infeksionit mjekët specialistë rekomandojnë:
Kujdesuni për higjenën e duarve – Larja e duarve është një mënyrë efektive për të parandaluar shumë
lloje infeksionesh.
Mbuloni gojën dhe hundën kur teshtini apo kolliteni (kujdes nga kontaminimi i duarve)
Shmangni vendet e populluara – Gripi përhapet lehtësisht kudo që grumbullohen shumë njerëz – si
shkollat, ndërtesat e zyrave, auditorët dhe transporti publik. Në qoftë se jeni i sëmurë, qëndroni në
shtëpi për të paktën 24 orë pas temperaturës në mënyrë që të zvogëloni mundësinë tuaj për të
infektuar të tjerët.
Trajtimi:
Zakonisht, mjeku rekomandon regjim shtrati(qetësi) dhe sa më shumë lëngje për të hidratuar
organizmin. Megjithatë, në varësi të simptomave apo në rastet kur pacienti shfaq komplikacione të
tjera, mjeku specialist rekomandon trajtimin medikamentoz për të parandaluar shfaqjen e
komplikacioneve të rënda që mund të venë në rrezik shëndetin e pacientit.
Kujdes!
Asnjëherë nuk duhet të merrni medikamente me inciativën tuaj pasi mund të kenë efektin e kundërt
në organizëm e për pasojë shkaktojnë dëme të mëtejshme.
Nëse papritur keni temperaturë të lartë apo vështirësi në frymëmarrje, drejtohuni menjëherë për
konsultë te mjeku specialist.