Një zjarr i fuqishëm përfshiu një masiv pyjor në malin e Pashtrikut në Bashkinë e Hasit.
Vatra e zjarrit u shfaq rreth mesditës së sotme në vendin e quajtur “Çezma e Gorozhupit”, në kufirin shtetëror Shqipëri-Kosovë. Nxitur nga temperatura e lartë, thatësira por edhe nga era e lehtë në këtë rajon, zjarri përfshiu rreth 5 hektarë pyje përballë pikës së kalimit kufitar në Morinë.
Paraprakisht, rrezikohen dy pika të transmetuesve televizivë dhe telefonisë së lëvizshme ndërsa shtëpitë e fshatrave Pogaj e Gorozhup janë rreth 2 km nga vatra e zjarrit.
Drejt kësaj, vatre zjarri janë nisur shërbimet pyjore dhe të zjarrfikësve nga Hasi por për shkak të terrenit, mjetet nuk mund të futen në zonë.