Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Karapathos, në Greqi. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një shqiptar i moshës 31-vjeç, i identifikuar si Kleo Sulejmani.
Mediat greke raportojnë se në makinë me 31-vjeçarin ndodhej edhe një tjetër shqiptar 24-vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.
Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00, në kilometrin 1 të rrugës provinciale Pigadion – Aperiu.
Makina me të cilën po udhëtonin dy shqiptarët ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta duke u përplasur me një pemë.
I plagosuri, emri i të cilit nuk dihet ende, është transportuar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.