OSBE/ODHIR pritet që ditën e nesërme të pubikojë zyrtarisht raportin për zgjedhjet e 30 Qerashorit, ndërkohë që ai është finalizuar prej dy ditësh, mediat kanë arritur të sigurojnë kopjen e tij mbrëmjen e sotme.
Fax News e ka publikuar atë të plotë, por në vijim po veçojmë një paragraph të tij ku flitet për Komisionin Qëndror të zgjedhjevedhe punën e tij në procesin e 30 Qerrshorit, kushtet në të cilat u pozicionua si dhe rolin që ka luajtur.
“Deklarata e gjetjeve paraprake dhe përfundimeve të lëshuara nga MOM i ODIHR më 1 korrik konkludoi se “Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën me pak kujdes për interesat e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, dhe qeveria vendosi të mbajë zgjedhje pa të. Në klimën e një bllokimi politik dhe të polarizimit, votuesit nuk kishin zgjedhje kuptimplota midis opsioneve politike. Në 31 nga 61 bashki kandidatët për kryetarë garuan pa kundërshtarë. Kishte pretendime të besueshme për qytetarët që po bënin presion nga të dy palët. Konfrontimi politik çoi në pasiguri ligjore, dhe u morën shumë vendime të administratës zgjedhore me objektiv politik për të siguruar zhvillimin e zgjedhjeve. Votimi u zhvillua në përgjithësi në mënyrë paqësore dhe të rregullt dhe numërimi u vlerësua pozitivisht në përgjithësi, megjithëse disa procedurat nuk janë ndjekur gjithmonë si duhet ”, thuhet në fillim të raportit i cili përbëhet nga 34 faqe.
Në këtë raport OSBE/ODHIR vlerëson se dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht paqësore, megjithë tensionet dhe përplasjet e izoluara nga në një numër i vogël të komuniteteve.
Sa i përket debatit për numrin e pjesëmarrësve në votime, duke referuar në Raport shifrën e KQZ, në raport thuhet: “Votuesve jo gjithmonë ju kontrollua gjurma e bojës apo jo gjithmonë u shenjua me bojë përpara dhënies së fletës së votimit. Në listat e zgjedhësve u konstatuan nënshkrime dukshëm identike, që janë provë e votimit me përfaqësim nga të tjerë. Në listë janë nënshkrime identike për llogari të disa personave, apo mos shënjimi me bojë, ngre dyshimin e madh se numri i votuesve është rritur artificialisht, nëpërmjet votimit të një personi ne emër të disa personave”.
Duke mos lënë pa bërë edhe rekomandime për këtë çështje, në lidhje me depolitizimin e administratës zgjedhore, ODIHR shkruan se “ligji ofron mundësi që partitë politike të përfaqësohen në mënyrë të barabartë në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore”.
ODIHR ka rekomanduar që këto emërime të bëhen në mënyrë të depolitizuar, por në këto zgjedhje, emërimet u përdorën nga partitë për manovra politike në kurriz të paanshmërisë.
Refuzimi i opozitës për të emëruar anëtarët e tyre, e kombinuar me interpretimin e ligjit nga KQZ në mënyrë të tillë që anëtarët mund t’i emërojnë vetëm partitë që kundërshtojnë zgjedhjet, e la administratën zgjedhore pa ekuilibra politikë. Si rrjedhojë, vëzhguesit e ODIHR-it shprehën që pati mungesë besimi në komisionet e të gjitha niveleve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)