Provat e reja për vrasjen e Eleni Topaludhit në Rodos, Greqi, rreth nëntë muaj më parë janë tronditëse. Dy të akuzuarit për vrasjen, shqiptari Aleksandër Luca dhe greku Manoli Koukouras, kanë përshkruar më në detaje atë që ndodhi natën fatale dhe ç’e bën më makabre ngjarjen ishte se ata kishin mundësi ta ndihmonin, por nuk u penduan dhe as e kthyen kokën pas, por e lanë të vdiste.
Dy autorët e dyshuar së pari u takuan më vete. Sipas raportit, ata dyshohet se kishin paracaktuar edhe përdhunimin të studentes fatkeqe. 20-vjeçari shqiptar asokohe dyshohet se i dërgoi një mesazh në Facebook Eleni Topaludhi që të takoheshin.
Në orën 21:00 të 27 nëntorit 2018, dy të rinjtë u takuan pak para mesnatës me studenten e re. Kur vajza shkoi në banesë me dy autorët e dyshuar, ndjeu frikë dhe siklet.
“Eleni Topaludhi ka ndjerë frikë dhe siklet që në fillim kur ishte në shtëpi me ta”, thuhet në letër.
Edhe me pas provat janë tronditëse. Greku dhe shqiptari akuzohen se e kanë përdhunuar duke përdorur dhunë fizike ndaj saj. Ata e kërcënuan atë me thikë dhe e mbytën në përpjekje për ta detyruar atë në veprime të tjera të çmendura.
Pas krimit greku akuzohet se ka fshirë llogarinë e tij në Facebook. Sipas informacionit në Gazetën Qendrore Star, thuhet se ndërsa vajza po torturohej, nëse njëri prej tyre do të dëshironte të reagonte, mund të ndihmonte studenten që të largohej, por kjo nuk ndodhi.
Të dy të pandehurit ia hedhin njëri-tjetrit që nga fillimi. Mbetet për t’u parë kur dhe ku do të zhvillohet gjyqi dhe cilat mesazhe ka marrë vajza në Facebook pak para krimit.
23-vjeçari grek Manoli Koukouras dhe Aleksandër Luca janë arrestuar për vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Topaludhis në ishullin Rodos të Greqisë më 27 nëntor.
Hetuesit besojnë se dy autorët tentuan të kryenin marrëdhënie seksuale me të, por ajo nuk pranoi dhe tentoi të largohej.
Si pasojë e dhunuan dhe kur vajza humbi ndjenjat, besuan se e kishin vrarë. Për të fshehur krimin, e hodhën studenten në një shkëmb buzë detit. Besohet së e reja, vdiq nga plagët e shkaktuara nga hedhja e trupit nga lartësia.