Ditën e sotme, këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Albërije Hadërgjonaj, feston ditëlindjen e saj.
Ajo ka lindur më 15 shtator të vitit 1975 dhe sot ka mbushur plot 44 vjeç.
Sigurisht që s’mund të mungonin urimet për të në rrjete sociale, mirëpo urimi i parë dhe ai më speciali i ka ardhur nga e bija.
Anxhelina ka pritur mesnatën për t’i dedikuar të ëmës një shkrim emocionues, që ia ka bërë zemrën mal Albërijes.
“Gëzuar ditëlindjen shoqes time të ngushtë, gruas më të mrekullueshme që njoh, mamasë time të bukur! Fjalët s’mund ta tregojnë sa shumë të dua! Je forca dhe dobësia ime në të njëjtë kohë! Heroi im në jetën reale dhe inspirimi im! Kalofsh ditëlindjen më të mirë ndonjëherë! Më mungon shumë dhe mezi po pres të të shoh!”- ishin fjalët e Anxhelinës krahas fotos me të ëmën.