Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në bashkinë që i ka shkaktuar jo pak dhimbje koke, pikërisht ne Shkodër. E vetmja Bashki që pas zgjedhjeve të 30 qershorit vijon të drejtohet nga demokratët pasi kandidatura e Ramës Valdrin Pjetri u kap “mat” nga mosdeklarimet në formularin e dekriminalizmit.
Në këtë situatë të pazakontë, Rama ka kërkuar dorëheqjen në tryezë të të gjithë drejtorëve rajonal por deklarata e bujshme nuk ka sjellë akoma ndryshime në shkarkime dhe emërime duke mbetur deri me tani një kapriço në fundverë e kryeministrit .
Më pas Rama bëri publik “blindimin” politik të Shkodrës me 4 kordinatorë.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vendosi që përkohësisht të mos zgjedhë një pasues për Ditmir Bushatin në Shkodër, pas përjashtimit të Valdrin Pjetrit.
Në këto kushte emergjence, Rama ka zgjedhur që punët e partisë të drejtohen nga një komision me 4 persona në qarkun Shkodër.
Ai ka rikthyer në vendlindje Musa Ulqinin, i cili do të punojë për unifikimin e partisë, së bashku me sekretarin organizativ, Arben Pëllumbi. Të dy do të punojnë edhe me deputetët e zonës, Senida Mesi dhe Luan Harusha
Ky komision do të ndjekë procesin zgjedhor në Partinë Socialiste qarku Shkodër, ndërsa paralelisht, një komision qytetar me 13 anëtare po punon për zgjedhjen e drejtorëve të rinj të institucioneve lokale, të dorëhequr me urdhër të kryeministrit por qe akoma nuk eshte pare rezultat nga ky riformatim
Ndërsa sot në Velipojë nuk dihet akoma nëse Rama do të ketë surpriza tëreja apo do jetë një përsëritje e porosive për një vëmendje të shtuar ndaj Shkodrës. (E.K/Faxweb.al)