Një familje është prekur nga përmbytjet e lumit të Tiranës ndërsa pranë tyre ka shkuar deputetja socialiste Elona Gjebrea.
Gjebrea tha se shteti është i angazhuar për të qëndruar pranë familjeve të prekura nga tërmetet dhe përmbytjet dghe për t’ju ardhur në ndihmë aty ku është e nevojshme. Një banore është shprehur se në mesnatë kanë braktisur shtëpinë pasi kanë konstatuar se lumi kishte dalë nga shtrati e për pasojë ka vërshuar drejt banesës së tyre.
“Padyshim situata është e rëndë, ne do të bëjmë maksimalen që të japim shpërblimin sa më të shpejtë. Jemi të gjithë të angazhuar për të gjetur një zgjidhje”, tha Gjebrea
Banesa e familjes Domi mësohet se prekt edhe nga vijimi i Unazës së Madhe dhe për këtë Gjebrea u shpreh se deri në dëmshpërblimin e plotë të banesës, kësaj familje do ti ofrohet strehim në banesat sociale.
“Mora policinë nuk erdhi asnjë, vetëm emergjencat erdhën 2 veta dhe nuk bënë asgjë. Nga të shkoj, unë jetoj në stres gjithë ditën, do të doja të jetoja në shtëpinë time, por burrri e dëgjoi lumin që doli nga shtrati, dhe na tha dilni jashtës se hyri lumi brenda”, tha banorja për Fax News.
Ndërkohë Gjebrea ka ofruar ndihmë akomodimin në banesat sociale deri në dëmshpërblimin pasi banesat preken edhe nga vijimi i Unazës së Madhe.
“Po bëhet një vlerësim i situatës, do të sillet një pajisje për të thithur ujërat e zeza që janë grumbulluar. Me këtë rast bëj apel për të gjithë banorët e njësisë 9 që kushdo ka dëmtime nga tërmetet, të shkojë tek njësia bashkiake të raportojë dëmet dhe të ndjek procedurat për përfitimin e dëmshpërblimeve. Tani ka dalë edhe një problem tjetër me përmbytjet dhe dëmet prej saj. Gjithë shteti është në këmbë për të ofruar ndihmë ndaj familjeve të prekura”, tha Gjebrea.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2104900593150192/
(F.GJ/FAXWEB.AL)