Një sasi prej 184 celularësh kontrabandë janë kapur nga autoritetet doganore në Rinas.
Celularët e markave “iPhone” dhe “Samsung” ishin të padeklaruara nga shtetasi me iniciale K.B.
Sasia e padeklaruar u sekuestrua dhe shtetasi u arrestua në flagrancë.
Ja njoftimi i plotë i Drejtorisë së Doganës:
“Autoritetet doganore kapin në Rinas 184 celularë kontrabandë.
Strukturat e Hetimit Doganor në bashkëpunim me Degën Doganore Rinas, gjatë kontrollit të ushtruar në terminalin e pasagjerëve në Degën e Doganës Rinas të linjës Stamboll – Tiranë të kompanisë ajrore “Pegasus Air”, u konstatuan një sasi prej 184 celularësh të markave “Iphone” dhe “Samsung”, pa deklaruar nga shtetasi K.B.
Sasia e padeklaruar u sekuestrua dhe shtetasi i mësipërm u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë” , parashikuar nga neni 174 i K.Penal.
Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej 3 185 364 lekë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.”