Mëngjesin e sotëm kanë filluar arrestimet e banorëve për protestën e zhvilluar ditën e djeshme. Burime për Faxweb.al, thotë se janë arrestuar Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu. Eshtë shoqëruar në polici edhe Skënder Doda, i cili është pronari i lokalit, ku u arrestuan dy banorët.
Faxweb.al, ka siguar videon ekskluzive, ku policia ka arrestuar dy banorët më aktivë të protestës në Astir
Ilir Katiraj është personi që qëlloi me këpucë Ramën tek spitali i Traumës.
Ndërsa, Gramozi ka qënë duke pirë kafe në mëngjes dhe më pas do të ikte për në punë. Ndërkohë, i janë paraqitur punonjës të policisë, dhe i kanë arrestuar.
Sipas banorëve, po bëhen gati që për një orë të fillojnë protestat.
Çdo mbrëmje banorët e Astirit bllokojnë rrugën pasi kjo është mënyra e vetme për të parandaluar shembjen e shtëpive të tyre.
(K.H/Faxweb.al)