Në Gujarat, shtet i cili shtrihet në bregdetin perëndimor të Indisë katër burra kanë tortuar një këlysh tigri dhe më pas e kanë filmuar.
Videoja që u bë virale në rrjetet sociale dhe e përhapur përmes Whatsapp, tregon torturat që i bëhen një këlyshi tigri, dhe tregojnë egërsi çnjerëzore.
Kafsha, e kapur nga katër burra në pyllin e shtetit Gujaratre, tregohet si një gjueti pre.
Këlyshi i futur në mes të dy degëve të një peme goditet me shkopinj nga burrat që po filmonin videon.
Kjo video është dënuar njëzëri nga të gjithë kur ajo është shfaqur në rrjete sociale dhe ishin njëzëri që ky veprim është një krim i rëndë.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.