Bedri Muhaj, 54-vjeç është arrestuar nga ana e policisë Fier pasi ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj motrës së tij, pavarësisht se kjo e fundit ishte me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin:
- B.M., 54 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka thyer urdhërin e mbrojtjes ndaj motrës së tij, shtetases M.B.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”