Një person është kapur në qytetin e Këlcyrës, pasi kishte falsifikuar 3400 euro. Në pranga ka rënë shtetasi Neuland Miçi banues në Tepelenë.
Sipas policisë paratë e sekuestruara ishin kartmonedha të vlerave 100 dhe 50 euro.
Ndërsa në fshatin Kodër në Gjirokastër është arrestuar në flagrancë shtetasi Reoland Cacaj.
Reoland Cacaj, në bashkëpunim me një shtetas të paidentifikuar gjatës natës ka tentuar të vjedh banesën e shtetasit Z.N.
Po punohet për idetifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.