Përpara pak ditësh, Mateus Frroku pushtoi vëmendjen kur zbuloi padashur se ishte në një lidhje.
Një vit pas ndarjes nga e fejuara, këngëtari mendohet se ka nisur një histori me një vajzë që punon në Tv Klan, por ai nuk vetë nuk flet. Megjithate, Mateusit e dashura duket i kishte ardhur këtë herë ne spektakël, tek “Dance With Me Albania 6” .
Ai puthi me dorë një vajzë në mes të audiencës dhe Gentjan Zenelaj u hodh menjëherë “ne sulm“, siç tregon biseda e zbarthur nga Tv Klan.
Mateus Frroku: Më duket se kupa po shkon më në fund tek ne të dy.
Gentjan Zenelaj: Ngadalë se s’kam dhënë unë pikët akoma, duro. Ore kush është atje në kat të dytë? Kë përshëndet atje ti në kat të dytë? Kush ka ardhur? Tezja? Halla?
Mateus Frroku: Jo!
Gentjan Zenelaj: Çuni i xhajës? Kush ka ardhur?
Mateus Frroku: Edhe kjo është e sigurtë që jo.
Gentjan Zenelaj: Kush ka ardhur?
Mateus Frroku: Po tani kush ka ardhur…
Gentjan Zenelaj: Është farefis apo është fanse…
Mateus Frroku: Jo nuk është farefis.
Gentjan Zenelaj: Është fanse?
Mateus Frroku: Pretendon të bëhet.
Gentjan Zenelaj: Fanse? Pretendon të bëhet fanse? Plasën çokollatat edhe këtej. Meqë paska ardhur pretendentja, po jap një 9.
Vajza duket aty ishte, por Mateusi sërish nuk e tregoi identitetin e saj.