Aktivistja ruse e armëve, Maria Butina, e cila ka kaluar mbi një vit pas hekurave në SH.B.A., më në fund është larguar nga burgu dhe tani pritet të arrijë së shpejti në Rusi.
Çështja e Butinës u kthye në një precedentkundër histerisë mbi ndikimin rus në SHBA pasi gruaja, e cila u akuzua se vepronte si agjent i huaj pa regjistrim, u përfol me shpejtësi në mediat amerikane si një “spiune” dhe u akuzua për shkëmbime seksuale kundrejt favoreve politike. Burimi: RT