Mbrëmjen e kaluar u zhvillua ndeshja testuese në stadiumin e ri kombëtar. Ndërsa më 17 nëntor, në vigjilje të ndeshjes eleminatore Shqipëri-Francë do të bëhet edhe inaugurimi zyrtar i impiantit më të ri në vend.
Syri.net, raporton se qeveria nuk i ka kursyer paratë edhe për shoë-n që do shoqërojë këtë ngjarje. Por më i fituari mes të gjithëve duket se është kantautori Ardit Gjebrea.
Ky i fundit do të shtojë në llogarinë e tij plot 180 mijë euro për 3 këngë që zgjasin 8 minuta. Me pak fjalë, reth 40 milionë në minutë do të arkëtojë këngëtari dhe shoë-mani.
Për këtë shifër marramendëse, ka reaguar vetë këngëtari duke përngënjeshtruar lajmin.
“Hajde hajde po ku e gjetëtkët mo??? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se edhe e njoh, mund edhe të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, por për fat të keq është një gënjeshtër e madhe nga ato që për fat të kqe nuk ndodhin.”- shkruan Arditi në Instagram.