Presidenti Ilir Meta pak minuta më parë nisi konferencën për shtyp, për dekretimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Ai ngriti edhe një dolli me një gotë në dorë duke iu drejtuar gazetarëve: Së pari gëzuar për fillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese.
Më pas, Meta tha se të hënën do të kallëzojë penalisht kryetarin e KED, Ardian Dvoranin.
“Ditën e hënë do të bëj një kallëzim penal si President i Republikës, kundër zotit Ardian Dvoranin, me detyrë kryetar i Këshillimit të Emërimeve në Drejtësi. Unë Presidenti i Republikës e akuzoj Ardian Dvoranin për këto vepra penale:
1- shpërdorim detyre neni 248 kodit penal
2 -përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore, 246 kodi penal.
Kush janë 5 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
Vitore Tusha
Besnik Muçi
Fjona Papadhimitri
Elsa Toska
Marsida Xhaferllari