Mbrëmjen e djeshme në “Hell’s Kitchen”, ka pasur sërish sherr mes konkurrentëve dhe shefit, Renato Mekollit. Një nga konkurrentët, Ledjoni tha se nuk dinte të gatuante petulla dhe kjo bëri që ai dhe shefi të përfshiheshin në debat.
Renato” S’je rritur me petulla? Turp
Ledjoni: Ne kemi traditë kulaçin
Renato: Turp i botës, mos të dish të bësh petulla
Ledjoni: E ke shumeë gabim shef
Renato: Unë e kam gabim? Sa vjeç je ti more djalë?
Ledjoni: 28
Renato: 28? Kush është pasioni jot?
Ledjoni: Aktrimi
Renato: Aktrimi? Pse u fute këtu brenda?
Ledjoni: Për sfidë
Renato: Çfarë sfide? Këtu kemi të bëjmë me kuzhinën. Ku lidhet aktrimi me gatimin?
Ledjoni: Kanë të bëjnë shumë
Pas kësaj, Renato e përjashtoi nga kuzhina Ledjonin.
Renato: Ke ngatërruar rrugën. S’jemi për aktrim këtu. Dil përjashta