Gazetari Sokol Dema ka qenë mëngjesin e sotëm në zona të ndryshme të Durrësit, ku ka takuar dhjetra banorë, të cilët janë lënë në mëshirë të fatit.
Pavarësisht se kanë dëmtime serioze në banesat e tyre, disa prej qytetarëve tregojnë se derimë tani nuk iu ka shkuar askush për ti ndihmuar, dhe aq më pak ekspertë që të bëjnë vlerësimin e banesave të tyre.
Një prej qytetarëve tregon se ka 28 pjestarë të familjes, që flenë jashtë dhe nga shteti nuk iu ka dhënë asnjë gjë.
“Jam 28 vetë në shtëpi, kam lajmëruar qeverinë dhe Blendi Klosin, as na kanë dhënë çadër, as na kanë dhënë batanije, asgjë, 28 vetë i kam jashtë. S’na ka pyetur njeri a jemi gjallë, a jemi vdekur, e gjitha familja ime jashtë.
Banesa ka pësuar dëmtime, djalit po ashtu, as kam dyshek, asgjë, se çau njeri menderen, ia kam dhënë dorën Blendi Klosit, më tha që do më ndihmonte dhe nuk erdhi”, u shpreh banori.