Lionel Messi zyrtarisht mund të quhet mbreti i ri i futbollit. Mbrëmjen e sotme ai rrëmbeu për të gjashtën herë trofeun e “Topit të Artë”, duke thyer kështu çdo rekord. Argjentinasi bëhet në këtë mënyrë futbollisti i parë që e fiton këtë trofe gjashtë herë.
Gjatë mbrëmjes gala të “France Football” ai kishte përballë Sadio Manen, Cristiano Ronaldon dhe Virgil van Dijk, të cilët po ashtu ishin pretendë. Por gara nuk pati surpriza pasi ashtu siç pritej, Messi e fitoi këtë trofe. Portieri më i mirë i vitit u shpall portieri i Liverpulit, Alison Becker. Kjo është hera e dytë që Becker rrëmben këtë trofe.
Ndërsa Megan Rapinoe u shpall lojtarja më e mirë për vitin 2019. Ajo mori titullin e “Topit të Artë” për femra.
(M. I./ Faxweb.al)