19:43 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Qeveria nuk do të prekë paratë e oligarkëve”, Basha jep alarmin: Banesat e pabanueshme rivlerësohen të banueshme

13:32 | 17/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Qeveria nuk do të prekë paratë e oligarkëve”, Basha jep alarmin: Banesat e pabanueshme rivlerësohen të banueshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk kurseu akuzat kundër qeverisë gjatë takimit që pati me banorët e Shënavlashit ditën e sotme.

Sipas Bashës, qeveria po kursen paratë e oligarkëve dhe për këtë arsye banesat që janë shpallur njëherë të banueshme tani po rivlerësohen si të banueshme.

“Është kriminale që banesat e shpalluara të pabanueshme të rivlerësohen të banueshme vetëm se qeveria e Ramës nuk do të prekë paratë që u jep oligarkëve. Është kriminale që qytetarët jetojnë ende në çadra, pa asnjë përkrahje që të mos preken 150 milionë dollarë që janë ndarë nga Rama për koncesionet e 10 oligarkëve. Kjo fatkeqësi natyrore është kthyer tashmë në një fatkeqësi shtetërore”, u shpreh Basha në “Facebook”.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Sot vizitova banorët e Shënavlashit, të harruar edhe nga propaganda e qeverisë. Pas traumës së tërmetit të 26 nëntorit, qytetarët janë futur tashmë në sfidën e mbijetesës. Të braktisur nga qeveria e cila ka dështuar në gjithçka përveç propagandës çnjerëzore që nuk kursen as fëmijët që humbën prindërit, minëra familje janë lënë në mëshirë te fatit.

Shumë prej tyre vazhdojnë të kalojnë netë të ftohta në çadra, pa ngrohje pa ushqim, në kushte të mjerueshme. Kanë kaluar tre javë nga tërmeti dhe ende mijëra banesa nuk kanë vlerësim për gjendjen e tyre, e të tjera kane dy apo tre vleresime kontradiktore. Shumë qytetarë janë kthyer në banesat e tyre të dëmtuara ose të pa banueshme sepse nuk kanë një vend ku të qëndrojnë duke rrezikuar jetën e tyre. Asnjë ndihmë, asnjë zgjidhje.

Cdo ditë që kalon po i rëndon pasojat sociale dhe ekonomike të termetit te 26 nëntorit. Është skandaloze që tre javë pas tërmetit nuk ka ende një bilanc të dëmeve. Është kriminale që banesat e shpalluara të pabanueshme të rivlerësohen të banueshme vetëm se qeveria e Ramës nuk do të prekë paratë që u jep oligarkëve.

Është kriminale që qytetarët jetojnë ende në çadra, pa asnjë përkrahje që të mos preken 150 milionë dollarë që janë ndarë nga Rama për koncesionet e 10 oligarkëve. Kjo fatkeqësi natyrore është kthyer tashmë në një fatkeqësi shtetërore.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: lulzim basha
Pas

“Kam qenë me të dashurën, te Brylli”, Albano Kusi kërkon lirinë, avokati: U arrestua se është vëllai i Griseldos

Para

VIDEO/ ‘Mos më çaj trapin’, Igli Tare në fund të ndeshjes shpërthen ndaj stafit të Lazios

Para
VIDEO/ ‘Mos më çaj trapin’, Igli Tare në fund të ndeshjes shpërthen ndaj stafit të Lazios

VIDEO/ ‘Mos më çaj trapin’, Igli Tare në fund të ndeshjes shpërthen ndaj stafit të Lazios

Discussion about this post

 



Të Fundit

Silvinjo heq një lojtar nga tribuna, trajneri brazilian zbulon vendimin e fundit te Kombëtarja

Turistja spanjolle pëson dëmtime në kokë në plazhin e Filikurit, policia i vjen në ndihmë

FOTO/ Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles: Arrestoni menjëherë njerëzit me maska!

Shkodër – Vetëplagoset aksidentalisht me armë gjahu një 57-vjeçar në Postribë

Zhvillimi i befasishëm në Kosovë, Kurti takohet me Bedri Hamzën

Një aeroplan i vogël rrëzohet në det në San Diego, operacione kërkimi për gjashtë personat e zhdukur

Arrestimi i ish-policit në Serbi, reagon ministrja e Jashtme e Kosovës: Po punojmë për lirimin e shpejtë të tij!

Zhvillimi i befasishëm në Kosovë, Kurti takohet me Bedri Hamzën

SPAK thërret nesër kreun e PD Sali Berisha, lidhur me një kallëzim të gjyqtares Irena Gjoka

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.