Napoli është duke fituar me rezultatin 1-2 kundër Sampdorias në sfidën e fundit për llogari të javës së 22-të të Serie A.
Skuadra e Gennaro Gatussos zhbllokoi sfidën në minutën e 3 me autor sulmuesin Arkaduiz Milik. Në minutën e 16 nëpërmjet një goditje këndi të kaltrit dyfishojnë shifrat me Elif Elmas, shqiptarin i cili luan për kombëtaren e Maqedonisë së Veriut.
Të gjendur në këto kushte ka reaguar Sampdoria e cila ka ngushtuar shifrat me sulmuesin Fabio Quagliarella.