Juristja e njohur Eni Çobani në një intervistë në Fax News për gazetarin Bejdo Malo, foli në lidhje me rolin e saj si ndërmjetësuese ligjore në rubrikën e njohur “Shihemi në gjyq”.
“Qëllimi im në vetvete është të zgjidh problemin që paraqitet aty. Unë them që këto janë shembuj shumë të mirë që popullin e ndihmojnë të zgjidhin probleme pa shkuar në gjykata. Jam e befasuar për ato që më ndjekin dhe më mbështesin.
Jam në 8 vjeçarin e parë intensiv në televizion, ky është një mision shumë i madh që është akoma në arritje të objektivave të veta. Për mua suksesi më i madh është besimi i qytetarëve. Ka raste kur ne jemi të detyruar të vijojmë proceset gjyësore sepse ndiqet më pas.”- tha Eni Çobani.
Po ashtu juristja Çobani foli në lidhje me një projekt në muajt në vazhdim ku do të flitet për rolin dhe rëndësinë e familjes në shoqëri.
“Ju do më shikoni shumë shpejt. Marsi do të jetë muaji i disa aktiviteteve shumë të fuqishme, ku do të bëjmë takime. Ftoj të gjithë qytetarët të bëjnë pjesë në këto aktivitete sepse do të flitet për familjen. Familja shqiptare po kalon një tranzicion shpirtëror dhe morale.”- u shpreh Eni Çobani.
Më tej Eni Çobani tregoi se është një person që preket shumë nga gjërat në përditshmërinë e saj, pavarësisht se të tjerë mund të mendojnë se ajo qështë një grua e fortë.
“Ato që më shikojnë nga jashtë mendoj se jam një grua e fortë dhe paprekshme. E di që kam gjëra brenda shpirtit tim që janë shumë të prekshme. Unë jam njeriu që nuk jam mësuar me gjëra të mëdha. Më prekin shumë gjëra. Jeta ime ka qenë e mbushur me dashuri dhe unë nuk jam kështu rastësisht. Njeriu nuk mund të jetë i tillë nëse nuk është rritur me dashuri.”- u shpreh Eni Çobani.
Ndërkaq juristja Eni Çobani, u pyet edhe për babain e saj të ndjerë Hysen Çobani, ku tha se ende nuk e ka marrë veten nga humbja e tij.
“Babi…, jemi në 5 vjetorin e largimit nga jeta të tij, për neve na duket sikur ka ikur dje. Kaq prezent është në jetën tonë. Akoma nuk kam arritur dhe nuk e kemi marrë veten nga humbja e tij. Nuk na besohet se brenda varrit është ai. Një burrë i madh, i folur shumë pak në realitetin shqiptar. Një person si unë që ka mundësinë mediatike, kam filluar të flas dhe kjo shoqëria duhet të ketë modele si prindërit tanë.”– tha ajo.