Ka ndërruar jetë në ambjentet e QSUT-së një pacient nga Berati për të cilin më herët Faxweb.al raportoi se ishte në gjendje të rëndë me insufiçensë respiratore u regjistrua.
Ndërkohë, mjekët nuk e kanë cilësuar rastin si të thjeshtë viral sepse siç shprehen ata, analizat paraprake nxorën një problem të theksuar polmonar dhe për këtë arsye rasti është dërguar me urgjencë dhe me autoambulancë në QSUT.
Rasti që vinte nga qyteti i Skraparit dhe që paraqiste edhe probleme pulmonare ishte një 45-vjeçar.
Rasti konfirmohet nga mjekët infeksionistë të Spitalit Rajonal Berat, të cilët konfirmojnē se në këtë qark janë edhe 4 raste të konfirmuara zyrtarisht me AH1N1.
Mjekja infeksioniste në Spitalin Rajonal të Beratit, Etleva Vila ka konfirmuar pasditen e sotme për Fax News se, rasti i nisur në Tiranë ka pasur insufiçencë respiratore të rëndë, por nuk ka pasur kontakte me zona të prekura nga koronavirusi. Ajo nuk e ka cilësuar rastin të thjeshtë viral sepse, siç shprehet ajo, analizat paraprake nxorrën një problem të theksuar polmonar dhe për këtë arsye rasti është dërguar me urgjencë dhe me autoambulancë në QSUT, ku do ti nënshtrohet analizave të detajuara dhe analizave të tamponëve të marrë në Spitalin e Beratit, që do të përcaktojnë edhe diagnozën e saktë të tij.
Mjekja infeksioniste Etleva Vila, edhe pse pohon se, situata është brenda normave në krahasim me vitet e tjera, konfirmon për Fax News se ka pasur edhe raste të tjera të komplikuara e me probleme polmonare, edhe pse nuk kanë qënë raste të rënda. Sipas Vilës, të gjitha rastet me komplikacione janë trajtuar me ndihmë të specializuar mjekësore dhe pasi janë përmirësuar janë dërguar në shtëpi. Mjekja shprehet se, në situatën epidemiologjike në të cilën ndodhemi dhe duke pasur frikën e koronavirusit, për të gjitha rastet virale (të lehta dhe të komplikuara) janë bërë “analizat viriologjike” që janë përcjellë për ekzaminin në ISHP në Tiranë.
Ajo konfirmon se, “kemi pasur 4 raste të konfirmuara me AH1N1 para dy javësh në bazë të analizave të ardhura nga ISHP-ja Tiranë që kanë konfirmuar se pacientët ishin me sëmundjen e “gripit të derrit””. Mjekja Vila konfirmon se, “edhe pse në Spitalin Rajonal të Beratit është ngritur një Repart Karantine, mundësitë e Spitalit janë të pakta dhe për rastet e komplikuara, stafi mjekësoj merr kampione tamponesh, i analizon në ISHP dhe i dërgojn në Tiranë”.
Mjeku i Repartit të Urgjencës, Xhezair Guri, ka pohuar për Fax News se, rasti i ardhur nga Skrapari, në gjendje të rënduar insufiçence respiratore, është dërguar në Tiranë. Sipas mjekut Guri, personeli është i mirëtrajnuar për të përballuar një situatë të mundshme virale.
(F.GJ/FAXWEB.AL)