Zbardhen detaje të reja nga krimi monstruoz që tronditi Australinë dhe Shqipërinë para disa muajsh.
Një shqiptaro-australian, i quajtur Petrit Lekaj, qëlloi për vdekjen vajzën e tij 20-vjeçare, Sabrina Lekaj në korrik të vitit të shkuar, një ngjarje kjo që derimë tani është ende e pazbardhur plotësisht.
Po ashtu Lekaj plagosi edhe veten, ndërsa së bashku me vajzën u gjetën në makinën e mbuluar nga gjaku.
Të mërkurën në gjyq kanë dalë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë. Sipas ABC Australia, Lekaj e qëlloi tetë herë me thikë vajzën e tij 20-vjeçare pas një sherri për stilin e jetesës.
Sipas medieve australiane babai ishte tërbuar pasi e bija merrte drogë dhe shkonte nëpër festa.
Prokurorja e çështjes tha se ai besonte se e bija po e çonte jetën dëm me këtë stil jetese.
Për ironi, Lekaj është dënuar kur ishte i ri për trafik droge, raportojnë mediat australiane.
Lexo edhe lajmin:
Vrau të bijën se doli pa leje/ Babai i Sabrina Lekajt pranon fajin, mamaja: I humba të dy