Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar mbrëmjen e sotme gjatë një konference të jashtëzakonshme për mediat heqjen pjesërisht të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjes.
Kurti tha se taksa për lëndën e parë që vjen nga Serbia dhe Bosnja do të hiqet më 15 mars dhe në rast se pala serbe ndal fushatën e ç’njohjeve dhe BE merr vendim për liberalizimin e vizave, ajo do të hiqet tërësisht nga data 1 prill.
“Nëse pala serbe tregon qasje të mirë, atëherë duke filluar nga data 1 prill, Qeveria e Kosovës do ta heqë tërësisht taksën ndaj mallrave nga Serbia për 90 ditë. BE-ja ta vlerësojë lartë vendimin e palës kosovare prej 100%, duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit më 7 maj të 2020”, ka thënë Kurti në konferencë për media.