Mjekët janë personat të cilët janë drejtpërdrejtë të rrezikuar që të preken nga koronavorusi, për shkak të kontaktit të tyre me pacientët. Në botë, mes viktimave kanë humbur jetën edhe mjekë, përfshirë këtu dhe doktorin kinez që zbuloi rastin e parë të koronavirusit.
Ndërkohë, Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, tha në “Opinion” se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar.
Por, nëse do të ketë raste të konfirmuar, Brataj tha se mjekët do të detyrohen që të rrinë veshur 12 orë, dhe do të vendosi panolino pasi nuk do u lejohet të shkojnë as në banjo.
Skënder Brataj: Ju thatë kushtet e punës në Kinë. Ne kemi parashikuar që nëse ndodh personeli mjekësor 12 orë do rrijë i veshur dhe do vendosi panolino nuk do shkojë dot në banjo. Po 12 orë si do bësh. Kështu që kemi…
Sipas Brataj, nëse koronavirusi do ishte futur në vendin tonë, atëherë nuk do të ishte e mundur kontrolli i përhapjes së tij, gjë e cila nuk ka ndodhur.
Skënder Brataj: Unë mendoj se nuk ka ardhur në Shqipëri koronavisrusi për disa motive. Po hyri virusi përcjelljen nga personi tek personi dhe nuk e komandon do të më e kjo do të shfaqej tek personat, gjë e cila nuk është shfaqur. 50 personave u janë bërë analizat dhe janë negativë dhe rezultojnë se kanë gripin A dhe B dhe kemi skeduar 726 persona përmes 127, që telefonojnë. Një që ka temepraturë dhe dhimbje fyti nuk ka urgjencë, ka kohë që ta vlerësosh mirë. Shumica e mostrave për analizat janë marrë në shtëpi