Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Vlorë, pasditen e kësaj të premteje.
Burime bëjnë me dije se personi i plagosur është një efektiv policie, i cili ishte duke pastruar armën e shërbimit.
Duket se diçka ka shkuar keq në momentin e pastrimit të armës, dhe efektivi ka mbetur vetë i plagosur.
Punonjësi i policisë është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku aktualisht është duke iu nënshtruar një operacioni.
Njoftimi i policisë së Vlorës:
Mbrëmjen e sotme, punonjësi i policisë A.Sh., me detyrë Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në banesën e tij në momentin e pastrimit të armës së shërbimit, aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe si pasojë është plagosur në shputën e këmbës, pa problem për jetën.
(E.K/Faxweb.al)