Shèmbja e Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit ka ndèzur shumë debate në lidhje edhe me qëndrimin e Partisë në pushtet, Partisë Socialiste.
Me vendimin e fundit të qeverisë për shembjen e teatrit sillet në kujtesë edhe programi elektoral i Partisë Socialiste.
Një ndër premtimet e Partisë Socialiste si për ironi ishte edhe rikonstruksioni i teatrit kombëtar dhe jo shembja e tij.
Kur kërkonte votat e shqiptarëve, PS e Ramës premtonte rikonstruksion të Teatrit sipas standardeve Evropiane.
Por sot duket qartë se Rama ika harruar premtimet e bëra si premtimet për 300 mijë vende të reja pune, shkátërrimin e oligopoleve apo shëndetësinë falas shumë të tjera duke dërguar forca e IKMT-së për të shèmbur tempullin e artistëve.