Greqia ka regjistruar një valë të re rastesh kòronavirusi pasi ditën e djeshme janë konfirmuar 97 të ínfektuar. Ndërsa ditën e sotme, 9 Qershor, janë konfirmuar 52 raste të reja.
Me shifrat e orëve të fundit, numri total i të ínfektuarve ka arritur në 3049. Sipas të dhënave nga EODY, dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga Còvid-19 duke e çuar në 182 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Ky numër i rritur i rasteve mund të rikthejë forcimin e masave ndaj kòonavirusit dhe vendosjen e karantinës lokale. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 30 nga 97 të ínfektuarit e orëve të fundit vijnë nga vendet e tjera dhe 29 të tjerë u identifikuan si pjesë e kontrolleve masive ne Rajonin Xanthi. Nga totali i të prekurve, 690 lidhen me udhëtime nga jashtë dhe 1735 nga kontaktet e mëparshme.(A.M/Faxweb.al)