Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish ngërçin për Reformën Zgjedhore, ku deklaroi se ata (opozita) nga njëra anë kërkojnë të marrin se çafë duan dhe nga ana tjetër nuk lënë gjë pa thënë ndaj tyre.
“Shikoni çfarë ndodh me Reformën Zgjedhore, nga ana tjetër kërkojnë gjithçka siç e duan ata, nga ana tjetër nuk lënë gjë pa thënë ndaj nesh, jo ndaj jush, se ju jeni bijtë e mohuar të PD-së, dhe i meritoni në fakt ato që ju thonë, se ata ju kanë sjellë këtu. Po me ne ça kanë, kanë atë që është pamundësia për të kapërcyer një mënyrë komunikimi që është problemi i madh i këtij vendi.”- tha Rama.