Republikani Eliot Engel, i cilësuar si miku i shqiptarëve ndër vite, ku në historikun e karrierës së tij politike ka shërbyer në Kongres që nga viti 1989 dhe njëherazi kryesues i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Shtëpisë së Bardhë, humbi vendin e tij në kongres.
Jamaal Bowman, një ish drejtor i shkollës së mesme në Bronx dhe kandidat politik për herë të parë arriti të mund mjaft bindshëm ” veteranin” Engel. Zona të cilën përfaqësonte Engel përfshin pjesë të Qarkut Bronx dhe Westchester, duke përfshirë periferitë e Yonkers, Scarsdale dhe New Rochelle.
Situata e krijuar nga koronavirusi specifikisht në Neë York si dhe mos prania e Engel në zonën e tij elektorale gjatë pandemisë ishte një nga faktorët kryesor në rënien e popullaritetit të tij. Protestat e frymëzuara nga diskriminimi racor që e patën zanafillën nga vrásja e George Floyd ishin një tjetër faktor që ndikoi në humbjen e kongresmenit pro shqiptar.
Megjithëse Engel siguroi mesazhe të minutës së fundit të mbështetjes dhe miratimeve nga politikanë të fuqishëm të Nju Jorkut si Hillary Clinton, Udhëheqësi i Minoriteteve Sen. Chuck Schumer dhe Gov Andreë Cuomo, por në fund të fundit nuk mjaftoi për të shpëtuar fushatën e tij.
Jamaal Bowman, i cili u shpall fitues, është një progresist reformator që garoi në fushatë me një platformë të rritjes së investimeve në arsim, në kujdes shëndetësor si dhe në energjinë e gjelbërt.